Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë sot se nëntë avionë luftarakë rusë u shkatërruan të martën në shpërthime të mëdha në një bazë ajrore në Krime.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se municionet shpërthyen në një aeroport në Krime, por se nuk pati asnjë sulm dhe se asnjë avion nuk u dëmtua.

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mihail Podolyak, tha se Kievi nuk ishte përgjegjës për shpërthimet e djeshme në bazën ajrore ruse në Krime.

Ai sugjeroi se mund të ishin veprime sabotuese nga njësitë partizane.

Disa shpërthime kanë ndodhur dje në afërsi të vendbanimit Novofyodorovka në Krime dhe numri i të plagosurve në aeroport ka shkuar në 13, ndërsa një person ka vdekur./TV Malisheva

Share.