Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara në botë (G7) i kanë kërkuar Rusisë që të dorëzojë menjëherë kontrollin e termocentralit bërthamor Zaporozhye tek Ukraina.

“Rusia duhet të tërheqë menjëherë trupat e saj jashtë kufijve të njohur ndërkombëtarë të Ukrainës dhe të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, thanë diplomatët e G7.

Ata kërkuan që Rusia, përveç termocentralit Zaporozhye, të dorëzojë kontrollin edhe mbi objektet e tjera bërthamore brenda kufijve të njohur ndërkombëtarë të Ukrainës, për të siguruar funksionimin e tyre të sigurt.

G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Japonia, Britania e Madhe, Franca, Kanadaja dhe Italia.

/TV Malisheva

Share.