Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 35 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 8 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSPHK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimit me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4005 raste, prej tyre 3784 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 134 raste.

 

/TV Malisheva

Share.