Në një video tronditëse është zënë momenti kur një biznesmen ka rënë në tokë dhe ka vdekur derisa ishte duke dhënë një fjalim në një konferencë në Egjipt.

Muhammad Al-Qahtani, biznesmen saudit, po fliste në Konferencën Arabe-Afrikane në Kajro ku duke se gjatë fjalimit humb vetëdijen dhe bie me shpinë pas, raportoi NYP të enjten.

Al-Qahtani ishte kryetar i bordit të “Al-Salam Holding” dhe thuhet se mbante një sërë postesh nderi si ambasador i vullnetit të mirë.

U tha se ai vdiq pasi u dërgua në një tjetër dhomë nga rojet e sigurisë që ishin në konferencë.

Nuk dihet shkaku i vdekjes./TV Malisheva

Share.