Turistët shqiptarë e të huaj vlerësojnë maksimalisht Durrësin si një destinacion turistik, të pastër, me shërbim shumë të mirë, çmime të arsyeshme dhe siguri. Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me mendimet e disa prej turistëve vendas dhe të huaj që pushojnë në Durrës.
“Vijmë çdo vit dhe kënaqemi. Kemi gjithçka. Nxjerrim mallin për vendlindjen, është vendi ynë. Kemi detin, kemi pishinën, ushqimin tradicional shqiptar, sigurisht për mua sepse unë jam rritur në Shqipëri. Unë kam 27 vite që jetoj jashtë, jetoj në Suedi. Nuk është fjala vetëm për muzikën shqiptare që bëhet në darkë, por dhe ushqimi, deti kaq pranë, pastërtia dhe mbi të gjitha mirësjellja”, tha një turiste.
“Jetoj në diasporë prej 30 vitesh. Vij me qejf në Shqipëri, është hoteli jashtëzakonisht shumë i bukur, pastërtia, siguria shumë e lartë. Do të vij çdo vit këtu. Kam qenë në shumë vende të Evropës. Në Itali shpesh shkoj shpesh, Durrësi ka një vend shumë të bukur. Shqipëria në përgjithësi e ka detin kristal, e ka ujin e pastër shumë, çmimet janë shumë të ulëta. Edhe po të jenë më të larta ia vlen të vij këtu”, u shpreh një turist nga diaspora.
“Ju them me përgjegjësinë më të plotë më shtrenjtë i kemi në Prishtinë se në Durrës”, tha një tjetër turist.
“U bënë 3 vite që vijmë në Shqipëri dhe ndihemi shumë mirë. Hoteli është i bukur dhe na pëlqen. Ndihemi më të qetë se sa në vendin tonë, këtu është më sigurt, sepse e shoh që edhe në rrugë nuk ka vjedhje”, tha një turist italian.
“Plazhi më i pastër sivjet, goxha mirë, goxha këndshëm”, u shpreh një tjetër turiste.
“Të zbulosh kultura të ndryshme për ne është avantazh. Ne kemi qenë këtu edhe vite të tjera, megjithatë edhe sot vazhdoj të jem i lumtur sepse është një vend shumë i bukur. Uroj shumë lumturi për ju dhe sa më shumë turizëm sepse e meritoni. Ju keni shumë dëshirë të punoni, dëshirë të bëni gjëra dhe është e vërtetë që çdo vit shohim transformime për mirë”, tha një tjetër turist italian.
“Unë vij nga Italia dhe jam shumë e kënaqur për pushimet që i bëj këtu në Durrës. Çdo vit këtu vij i bëj pushimet. Vij me kënaqësi. Kënaqësia më e madhe është që të rri akoma më shumë por s’kam kohë”, u shpreh një turiste.
Teksa një turiste tjetër tha se, ‘Durrësi është qyteti më i bukur që ekziston, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë”.
“Unë kam 2 muaj këtu dhe shoh që dita-ditës është përmirësuar, pastërtia. Për fat e kemi plazh publik këtu dhe vijnë familjet këtu rreth e rrotull. Jemi të kënaqur. Këtu janë mundësitë edhe po të duan me pagesë, edhe lirë edhe shtrenjtë dhe njeriu zgjedh atë që do”, u shpreh një turist tjetër.
“Unë mendoj që bashkia për këtë vend që unë jam këtu, e kam parë vetë, kanë ardhur punëtorët edhe kanë pastruar. Qetësi absolute nga policia, qetësi absolute nga njerëzit nga andej. Jemi njerëz të rregullt këtu. Probleme s’ka pasur. Unë kam 15-16 vjet që vij të bëj plazh këtu. Qetësi absolute këtu. Këtu janë shumë të huaj vijnë dhe janë të sigurt, plazhi është i pastër siç po e shihni vetë”, tha një tjetër turist.
“Unë jam nga Danimarka. Mendoj se është mirë. Është vend i vogël, por jo i mbipopulluar dhe kjo është fantastike. Është mjaft pastër. Edhe këtu ku gjendemi tani nuk shoh plehra”, tha një turist nga Danimarka.
“Pikë së pari njëherë këtë vit kanë bërë pastrimin e plazhit. Një arsye më shumë për të ardhur këtu në Durrës”, theksoi një tjetër turiste.
“Mendoj se është bukur. Det i pastër, mot i mirë. Ambient i këndshëm, gjithashtu. Shumë plazhe mes të cilave mund të zgjedhësh. Në të gjithë Shqipërinë, por edhe në Durrës gjithashtu”, tha një tjetër turist i huaj. /atsh/
/TV Malisheva