DSrejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Alelsandar Vuçiq për NATO-n dhe shtetet e Quint-it, se “me forcë mund të bëjnë çfarë të duan, por jo edhe gjithkund”. Eksperti i sigurisë ka thënë se NATO dhe Quint-i duhet të reagojnë pas ironisë së presidentit serb.
Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se do të shkojë në Bruksel, ku ka thënë se vendet e Quint-it mund të provojnë të bëjnë diçka edhe me “forcë”, porse sipas tij, jo edhe në Ukrainë.
Peci ka thënë karshi këtyre deklaratave duhet të reagojë NATO dhe Quint-i.
“Para shkuarjes ne Bruksel për takimin e ardhshëm me Kurtin, në konferencën e sotme për shtyp, Vuçiçi paska zgjedhur me terma dramatik të ironizojë me NATO-n dhe Kuintin që me forcë mund të bëjnë çfarë të duan në këtë pjesë të botës (por jo edhe gjithkund), se Serbia nuk mund të detyrohet ta pranojë vetëshkatërrimin, si dhe të akuzojë Kosovën që planifikon vrasjen e serbëve në veri të vendit, gjë të cilën e bëjnë vetëm shtetet kriminale. Presim te shohim edhe reagimin e Kuintit dhe NATO-s, pas këtyre deklaratave te Vuçiçit”, ka shkruar Peci në Facebook.
Kujtojmë se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thënë se nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës, Aleanca Veri-Atlantike do të ndërhyjë.
“Bisedova me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq rreth tensioneve në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen me konstruktivitet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë”, ka shkruar Stoltenberg para disa ditësh në Twitter.
Ai ka shtuar se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë KFOR është i gatshëm për të ndërhyrë nëse stabiliteti rrezikohet, bazuar në mandatin e OKB-së.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 gusht në Bruksel.
Ky takim vjen pas tensioneve në veri të vendit, pasi serbët vendosën barrikada për të kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, zbatimin e të cilave u zotua se do ta shtyjë një një muaj, pas kërkesës së ndërkombëtarëve. /TV Malisheva
Vuçiq: “Kosova po përgatit likuidimin e njerëzve tanë nën petkun e luftimit të krimit”