Pas gati 22 vjetësh, një burrë indian ka fituar një çështje gjyqësore për një biletë treni të paguar me 25 centë.
Në vitin 1999, avokati Tungnath Chaturvedi u ngarkua me një shtesë prej 20 rupi (0,25 dollarë amerikanë) për dy bileta në shtetin e Uttar Pradesh.
Javën e kaluar, Gjykata e Mosmarrëveshjeve të Konsumatorit vendosi në favor të Chaturvedi dhe i kërkoi kompanisë hekurudhore të kthente paratë me interes.
“Kam marrë pjesë në më shumë se 100 seanca lidhur me atë rast. Por nuk ka çmim për kohën e humbur dhe për energjinë që kam investuar në këtë rast”, tha 66-vjeçari Chaturvedi.
Gjykatat e konsumit në Indi janë të mbingarkuara dhe proceset gjyqësore mund të zvarriten me vite.
Chaturvedi, i cili jeton në Uttar Pradesh, po udhëtonte nga Mathura për në Moradabad kur inspektori i biletave i ngarkoi atij 90 rupi në vend të 70 për dy bileta, sipas BBC./TV Malisheva