Autoritetet e Arabisë Saudite kanë vendosur një shtetrrethim 24-orësh në qytetet e Mekës dhe Medinës, si pjesë e masave të zgjatura për të luftuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit.

Ministria e Brendshme saudite tha se ekzistojnë përjashtime të caktuara, duke përfshirë shkuarjen në punët kryesore të punëtorëve, shkuarjen në dyqane dh qasjen në shërbime mjekësore.

Ora policore më herët ishte nga ora 15.00 deri në 06.00 të mëngjesit.

Deri më tani, 16 njerëz kanë vdekur në Arabinë Saudite dhe 1.700 raste janë konfirmuar./ Tv Malisheva

Share.