Dy automjete u zhytën në një lumë pasi një urë u shemb në veri të qytetit norvegjez Lillehammer sot, duke shkaktuar një operacion shpëtimi dhe pa viktima.

Një makinë dhe një kamion u zhytën pjesërisht në ujë pasi u shemb një urë prej druri 150 metra e gjatë.

Shoferi i kamionit u shpëtua me helikopter dhe shoferi i makinës arriti të çlirohej nga automjeti, thanë zyrtarët policorë.

Ura në komunën e Oyer ishte relativisht e re, por ende nuk është përcaktuar pse u shemb./TV Malisheva

Share.