Trajneri i Chleseat, Thomas Tuchel dhe ai i Tottenhamit, Antonio Conte ishin protagonist të dy përplasjeve fizike gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet skuadrave të tyre.

Të dy trajnerët u ndëshkuan me kartonë të kuq pas ndeshjes e cila përfundoi më barazim 2-2, transmeton TV Malisheva.

Gjithçka filloi kur Conte e festoi golin e barazimi 1-1 përpara Tuchelit i cili reagoi ashpër. Incidenti i dytë ndodhi në fund të ndeshjes kur gjatë përshëndetjes, Tuchel nuk ia lëshoi dorën Contes, përcjellë KosovaPress.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, në momentet e tensionit, Tuchel i tha Contes: “Më shiko në sy”, derisa ish-trajneri i Interit i kërkonte që t’ia lëshonte dorën.

Ashtu siç mund të shihet në video, Conte kapet duke thënë “Molla, molla”, që ka kuptimin “Më lësho, më lësho”.

<blockquote><p lang=”en” dir=”ltr”>TUCHEL VS CONTE: ROUND TWO!!! 🤬🤬 <a href=”https://t.co/XhWuOU4fwD”>pic.twitter.com/XhWuOU4fwD</a></p>— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) <a href=”https://twitter.com/SkySportsPL/status/1558868810223976451?ref_src=twsrc^tfw”>August 14, 2022</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>

Share.