Policia e Kosovës ka arrestuar një person I.P., për armëmbajtje pa leje në fshatin Temeqinë të Malishevës, shkruan TV Malisheva.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi një kontrolle të kryer në vendbanimin e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e 65-vjeçarit është gjetur një pistoletë e llojit TT, një karikator dhe dy fishekë të po të njëjtës armë, si dhe një fishek tjetër kalibër i panjohur.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”, thuhet në raportin e policisë.
Komunikata e policisë:
Stacioni Policorë-Malishevë në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Temeqinë, Komuna e Malishevës. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pistoletë e llojit TT, një karikator dhe dy fishekë të po të njëjtës armë, si dhe një fishek tjetër kalibër i panjohur.
Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar personi I. P., i lindur në vitin 1957, shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.