Janë të largëta ditët kur Stresi dhe Noizy dolën kundër njëri tjetrit me grupet e veta.
Përveç anëtarëve të grupit, ata kishin pas vetes edhe fansa që ndezën një rivalitet përtej muzikës.
Muzika bashkon njerëz nga gjithë bota përtej gjuhës, fesë dhe ngjyrës.
Ajo nuk ndan dhe ajo nuk mëson si të marrësh një jetë.
Të dielën Stresi dhe Noizy ndan skenën bashkë, ndan një përqafim dhe sheshuan gjithë ato vite rivalitet.
Por medalja ka dy anë dhe në anën tjetër të kësaj historie është Denis Dollapi,adoleshenti që prej vitit 2010 dergjet ende në shtrat midis kësaj jete dhe tjetrës.
Prej rivalitetit midis Noizyt dhe Stresit, Denisi dhe familja e tij mbajnë ende mbi shpatullat pasojat e një veprimi fatal.
Siç tregojnë vetë ata, Denisit i pëlqente muzika dhe ishte fans i Stresit dhe fansat e Noizyt e sulmuan ku Denisi ndodhet ende në koma prej asaj dite./02press