Ylli i PSG-së, Neymar ka hequr dorë nga rikthimi te Barcelona. Barcelona arriti marrëveshje me gjigantin francez, marrëveshje e cila do të kushtonte rreth 236 milionë euro.Në të përfshiheshin Ivan Rakitiq, Jean-Clair Todipo, huazimi i Ousmane Dembele për një sezon dhe 182 milionë euro.
Mirëpo, francezi nuk ka pranuar për t’u transferuar në “Parkun e Princave”. Sipas mediave franceze, braziliani është i gatshëm për t’iu përmbajtur kontratës që ka me PSG-në.