Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), në bazë të programeve të kufizimit të konsumit ditor, bëjnë të ditur se ato mund të dallojnë nga dita në ditë në varësi nga ngarkesa dhe energjia e siguruar nga palët për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend.

Në njoftimin publik që ka bërë KOSTT-i, qartëson se për oraret e kufizimeve qytetarët duhet të drejtohen në KEDS-it.

Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen e qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur, thuhet mes tjerash në njoftim.

“Njoftohen qytetarët e vendit që sipas masave dhe procedurave operative për balancim të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës që do të thotë sigurimin e energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës në treg: Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS). Sa i përket programeve të kufizimit të konsumit ditor ato mund të dallojnë nga dita në ditë në varësi nga ngarkesa (konsumi) dhe nga energjia e siguruar nga palët përgjegjëse për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend. Për oraret e kufizimeve konkrete udhëzoheni që të drejtoheni në KEDS. Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it .

/TV Malisheva

Share.