Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli edhe njëherë ka ripërsëritur se partia që ai drejton në çdo rrethanë do të mbetet në opozitë.

Ai tha se do të luajnë një rol konstruktiv, duke e bërë një opozitë që do të jetë model.

“Do të jemi opozitë e fuqishme dhe e zëshme. Jemi shumë aktivë dhe jam në kontakt në baza ditore me të gjithë kryetarët e degëve dhe nëndegëve të partisë, me të cilët po koordinohemi që të bëjmë një opozitë të mirëfilltë që do të jetë model”, tha ai në RTV21.

Share.