Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca ka shtuar forca të saj të sigurisë në Kosovë dhe se forcat e KFOR-it do të veprojnë nëse do të jetë e nevojshme.
Ai këto komente i bëri sot në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Stoltenberg u shpreh se KFOR-i është i gatshëm të marrë çdo masë të nevojshme në mënyrë që të sigurojë paqen, sigurinë dhe lëvizjen e të gjithë qytetarëve në Kosovë.
“Është përgjegjësi e zyrtarëve në Prishtinë dhe Beograd që të shmangin eskalimin. KFOR-i vazhdon të jetë i fokusuar në mandatin e vet dhe është gati të intervenojë e marrë masa që të sigurojë një mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët. Dialogu është e vetmja e zgjidhje. Mirëpres raundin e ri të dialogut që fillon nesër dhe bëj thirrje tek palët që të jenë konstruktive”, tha Stoltenberg.
“Barrikada dhe dhuna nuk janë implementime sistematike. Pyetja është se si e intepretojmë çështjen e dhunës. Ne kemi mundësi të limituara për të ndërhyrë në Veri. Mos prisni që serbët të qëndrojnë dhe të shikojnë”, tha ai.
Vuçiq shtoi se dëshirojnë një marrëveshje kompromisi mes të dyja palëve.
Kujtojmë se në ora 17:00, Shefi i NATO-s do të takohet edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin./TV Malisheva