Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një atentati të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti “Mercedes B-Class” në autostradën Fier-Vlorë.

Dy viktimat ndodhen ende brenda automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Mësohet se ndaj dy personave është qëlluar nga një automjet tjetër në lëvizje. /Euronews Albania/

Share.