Të gjithë policëve të Kosovës u është kërkuar që të ndërpresin pushimin vjetor, raporton Gazeta Blic.
Sipas burimeve të Gazeta Blic brenda Policisë së Kosovës është marrë vendim që të gjithë policët të kthehen në punë.
“Është bërë një plan operativ, ku të gjithë policëve u është kërkuar që të kthehen nga pushimet. Kjo lidhet me 1 shtatorin, kur pritet të filloj zbatimi i masës së reciprocitetit me Serbinë”, thonë burime të Gazeta Blic.
Zyrtarisht nga policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje në lidhje me planin operativ dhe me kërkesën që të gjithë policët të kthehen nga pushimet.
Ndërkohë, kryeministri i vendit Albin Kurti edhe dje në Bruksel ka konfirmuar se nga 1 shtatori do të nis vendosja e masës së reciprocitetit me Serbinë.
Në anën tjetër, para pak minutash në Bruksel ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.