Numri i qytetarëve suedez që duan të anëtarësohen në NATO ka shënuar një rritje, sipas një sondazhi.

Sipas rezultateve të sondazhit së kryer nga kompania e kërkimeve Sifo, shkalla e suedezëve që duan të anëtarësohen në NATO është rritur në 58 për qind krahasuar me 56 për qind në muajin maj.

Një memorandum tripalësh u nënshkrua mes Suedisë dhe Finlandës, dhe Turqisë, në samitin e NATO-s më 28 qershor, në Madrid për të trajtuar shqetësimet e Ankarasë rreth sigurisë së saj, si kusht për hapjen e rrugës për dy vendet nordike për anëtarësim në aleancën ushtarake.

Ndërkohë, Suedia dhe Finlanda, proceset e anëtarësimit të të cilave nisën me samitin e zhvilluar në Madrid, do të rifillojnë bisedimet e përbashkëta dakorduese me Turqinë.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme suedeze, takimi i parë i këtij mekanizmi do të zhvillohet më 26 gusht. /atsh/

Share.