sh-deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj, është kthyer mbrapa në zgjedhjet lokale, kur Gani Dreshaj kishte humbur garën për kryetar komune për 14 vota, dhe Haki Rugova ishte rizgjedhur në krye të Komunës së Istogut, shkruan Gazeta Express.
Nitaj ka thënë se në ato zgjedhje fitorja iu mohua AAK’së në tavolinë për 14 vota, por që në zgjedhjet që po vijnë sipas tij AAK’ja do të fitojë.
“Në zgjedhjet e fundit për 14 vota e ne tavolinë na e morën fitoren në Istog. Këtë herë nuk do të ketë tavolinë që do të na e marrë fitoren, sepse Istogu është përcaktuar 100% për fitore e 100% për Kosovë, për çka ka zgjedhur edhe kandidatët e duhur.
AAK-PSD, me Ramush Haradinajn Kryeministër, drejt fitores së madhe!” ka shkruar Nitaj.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor të këtij viti. Ato vijnë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit./