Sebumi është një substancë vajore e prodhuar nga gjëndrat dhjamore të pranishme në dermë, shtresa e lëkurës nën epidermë) e cila ka për detyrë të zbusë lëkurën duke krijuar një shtresë mbrojtëse kundër agjentëve të jashtëm. Prodhimi i tepërt i sebumit (termi mjekësor për mbiprodhimin e sebumit është seborrhea) mund t’i japë lëkurës një çehre të shurdhër dhe një pamje të shndritshme, të yndyrshme dhe të çrregullt.

Në këto raste flasim për “lëkurë të yndyrshme”, një gjendje që mund të rezultojë në shfaqjen e poreve të e zgjeruara, komedone (pika të zeza), puçrra dhe akne (në rast se folikulat janë të përflakur për shkak të infeksioneve bakteriale shoqëruese).

Shkaqet

Prodhimi i tepërt i sebumit, karakteristik për lëkurën me vaj, mund t’i atribuohet disa faktorëve, të cilët shpesh veprojnë në kombinim me njëri-tjetrin:

Faktorët gjenetikë: në këtë rast flasim për “predispozicion familjar”.

Faktorët hormonalë: një çekuilibër i hormoneve si testosteroni, kortizoli, hormonet mbiveshkore, mund të favorizojnë rritjen e sekretimit dhjamor.

Stresi: ndryshimi i ekuilibrit normal të organizmit mund të shkaktojë, ndër të tjera, një mbiprodhim të sebumit (për shembull për shkak të rritjes së kortizolit në qarkullim).

Kozmetikë të papërshtatshme: përdorimi i tyre mund të thajë tepër lëkurën dhe të shkaktojë një reagim të mbiprodhimit të sebumit nga gjëndrat dhjamore.

Ushqimi joadekuat: kryesisht konsumimi i tepërt i alkoolit dhe ushqimeve yndyrore mund të shkaktojë vështirësi në tretje dhe mbingarkesë të mëlçisë./TV Malisheva

Share.