Kuvendi i Malit të Zi ka votuar pro mosbesimit të Qeverisë së drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviq.

Pro rënies së Qeverisë votuan 50 deputetë, kundër një deputet.

Seanca e cila nisi paraditen e të premtes, ka përfunduar në orët e vona, ku kishte debat në mes deputetëve të pozitës dhe iniciuesit e mocionit të mosbesimit të drejtuar nga deputetët e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, mbështetur nga pesë parti.

Abazoviq në seancën e Kuvendit ka thënë se gjatë 100 ditëve të punës së tij, janë bërë shumë punë për të cilat koha do të tregojë.

Ai gjatë ditës është pyetur nëse do të del si kryeministër nga seanca.

“Unë do të dal si fitimtar, pozitat nuk kanë rëndësi por është e rëndësishme vizioni dhe puna e ndershme për vendin”, ka thënë ai.

Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill, derisa mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton ai është thirrur pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe./TV Malisheva

Share.