Superliga e Kosovës në futboll sot do të vazhdojë me xhiron e dytë të saj.
Në program janë dy ndeshje jashtëzakonisht interesante, raporton TV Malisheva.
Në Gjilan, nënkampioni i Kosovës, Drita do të ballafaqohet me skuadrën e papërshtatshme, Dukagjinin.
Kurse ndeshje tjetër do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” ku do të ballafaqohen Llapit me Trepçën ’89.
Të dy sfidat startojnë nga ora 17:00.