Duket se Kalidou Koulibaly mund të mos jetë blerja e fundit e Chelseat në këtë afat kalimtar sa i përket fazës defanzive.
“Blutë” e Londrës po shqyrtojnë një lëvizje befasuese për mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire, pretendon “Daily Mail”, përcjellë TV Malisheva.
Për reprezentuesin anglez Chelsea janë të gatshëm të ofrojnë shërbimet e Christian Pulisic, por nuk dihet nëse amerikani është emër i dëshiruar nga trajneri i “Djajve të Kuq”, Eric Ten Hag.