Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, imitator të dobët të kryeministrit Albin Kurti, raporton TV Malisheva.

Ai ka thënë se Abdixhiku duhet t’i zgjidhë problemet e kryeqytetit.

“Lumir Abdixhiku, ky imitator i dobët i Albin Kurtit, në vend të ofrimit të zgjidhjeve të krizave globale, t’i jap zgjidhje fillmisht problemit me qentë endacakë dhe kundërmimin e rrugëve dhe lagjeve nga mbeturinat në komunën që LDK-ja e tij e qeverisë”, shkruan ai në Facebook.

Share.