Sot, pas 12 vjetësh Greqia i dha fund zyrtarisht programit evropian të mbikëqyrjes ekonomike.

“20 gushti 2022 është një ditë historike për Greqinë dhe për të gjithë grekët: Vendi ynë del nga programi i mbikëqyrjes së BE-së”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një video-fjalim.

“Cikli 12-vjeçar solli dhimbje për qytetarët tanë dhe tani ka përfunduar. Dalja nga programi i zgjeruar i mbikëqyrjes do të thotë një hapësirë më e gjerë për zgjedhjet tona ekonomike”, tha Mitsotakis, sipas gazetës Kathimerini.

Ai tha se përpara Greqisë “është një horizont i ri rritjeje, uniteti dhe përparimi”.

Për shkak të krizës ekonomike, Athina mori tri paketa ndihme ndërkombëtare me vlerë më shumë se 260 miliardë euro që nga viti 2010 dhe në këmbim ishte menduar të zbatonte reforma të mëdha ekonomike.

Share.