Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, sot në ora 12:00, në rrugën Prishtinë-Pejë, në Komoran, kanë ndalur një veturë të dyshuar për bartje të lëndëve narkotike.

Policia gjatë kontrollit të veturës në bagazh, te rrota rezervë, kanë hasur gjashtë paketime me substancë narkotike të llojit heroinë. Po ashtu janë konfiskuar edhe dëshmi tjera.

Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit I.B. (1977). Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar.

I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”.

Me aktvendim nga prokurori të njëjtit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./TV Malisheva

Share.