Me afatin kalimtar i cili mbyllet këtë të henë, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone nuk ka folur ndonjë gjë për transferimin e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi. Ka pasur shumë spekulime që argjentiasi do t’i bashkohej gjigantit spanjoll para se të mbyllet afati kalimtar, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.Sipas mediave spanjolle, Atletico është në negociata me Icardin, i cili nuk është i dëshiruar nga Antonio Conte.Simeone ka thënë se nuk do të flas për lojtarët të cilët nuk janë në klub, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta KOHA.

“Është e njëjta gjë. Nuk mund të flas për lojtarët që nuk janë këtu. Mund të flas vetëm për lojtarët që kemi. Po presim derisa te mbyllet afati kalimtar dhe të shohim cilët lojtarë do të jenë me ne deri në dhjetor, pastaj do të këtë opsione të tjera. Do të preferoja që të ishte si në Angli, të mbyllej afati kalimtar para se të filloj La Liga. Kështu mund të luajmë me tërë skuadrën”, deklaroi ai.

Tekniku argjentinas foli edhe për rikthimin e sulmuesi, Diego Costa.

“Ka një efekt të madh në klub. Është një lojtar i rëndësishëm për klubin. Shpresoj që këtë sezon të tregojë se sa i fortë është si sulmues. Ka bërë mirë përgatitjet parasezonale dhe do të filloj me shumë ambicie këtë sezon ”, përfundoi ai.

Share.