Sot ka përfunduar asfaltimi i disa rrugicave në fshatin Plloqicë të Komunës së Malishevës, duke e kompletuar infrastrukturën në këtë fshat.
Asfaltimin e këtyre rrugicave, e ka parë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga zyrtarët përgjegjës komunal, për mbikëqyrjen e realizimit të këtyre projekteve infrastrukturore, si dhe është takuar me banorët.
“Asfaltimi i këtyre rrugicave, është pjesë e rregullimit të infrastrukturës në vendbanimet e komunës sonë, si dhe e realizimit të projekteve të parapara në buxhet, si pjesë e listës së projekteve në investimet kapitale. Juve banorë të Plloqicës, ju uroj për rregullimin e rrugëve dhe ju siguroj se do të jemi maksimalisht të angazhuar në realizimin e kërkesave të juaja, të cilat përfshihen në buxhet”, tha drejtori Morina.
Ai po ashtu bëri të ditur se, “në këtë fshat janë shtuar rreth 400 metra rrugë dhe punimet janë realizuar sipas dinamikës së paraparë, si dhe sipas matjeve paraprake, ndërsa asfaltimi i rrugëve është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës”.
/TV Malisheva