Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, i ka nunëruar me rend premtimet e pa mbajtura të kryeministrit Albin Kurti, raporton TV Malisheva.
Abdullahu ka shkruar në faqen e tij në Facebook se qeveria Kurti u premtoi qytetarëve shpresë ndërsa u ofroi zhgënjim.
Deklarata e plotë e zëdhënësit të PDK-së, Faton Abdullahu:
Kurti premtoi shpresë ofroi zhgënjim.
Premtoi zbritje të çmimit të energjisë, solli vetëm terr dhe ngritje enorme të çmimit.
Premtoi ulje të çmimeve të produkteve ushqimore, të gjitha çmimet po ngriten gjatë qeverisjes së tij.
Premtoi luftë kundër korrupsionit, qeveria e tij përfundoi në shumë afera korruptive dhe mbrojtje të tyre.
Premtoi dialog social me punëtorët, po i injoron dhe nuk po i takon fare sindikatat.
Premtoi zhvillim ekonomik, solli vetëm varfërim dhe krizë ekonomike për qytetarët.
Ky kryeministër dhe kjo Qeveri, gjithçka që ka premtuar për vota, e ka bërë të kundërtën në pushtet.
Mungesa e kompetentencës dhe dijes po e degradon secilën sferë të jetës politike, shoqërore e shtetërore, çdo ditë. Përtej mashtrimit, qytetarët sot, po jetojnë më keq, më të pasigurt për të ardhmen dhe me frikë për gjendjen e tyre.
Si ta quajmë këtë Kryeministër dhe këtë Qeveri me këto rezultate, me ndryshime drastike mes premtimeve dhe qeverisjes? Keq, shumë keq!