Familja Bujupi nga Arllati i Drenasit ka humbur anëtarin e saj, Bledarin.
Ai vdiq papritmas mëngjesin e sotëm.
Lajmin e për vdekjen e të riut, e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.
“Me pikëllim te thellë, njoftojmë se papritmas ka ndërruar jetë nipi im i dashur Bledar Avni Bujupi. Per ceremonin e varrimit ju njoftojmë më kohë”, ka njoftuar biznesmeni i njohur Besim Bujupi.
Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës. Krahas aktivitetit me orkestrën filharmonike, Bujupi ishte edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”. Ka realizuar koncerte recitale dhe ishte pjesëmarrës në formacione orkestrale si “Albanian Youth Orchestra” dhe “Kosovo Youth Orchestra”
Edhe ministri i mbrojtjes Armend Mehaj ka shprehur keqardhje për humbjen e efektivit të kësaj force.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin që Bledar Bujupi, ushtar i rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar jetë. Në këto çaste të dhimbjes, ju shprehim ngushëllime familjes Bujupi dhe të gjithë të afërmeve të të ndjerit. Humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionin tonë, këto momente mund t’i përballojmë vetëm duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar Mehaj. /TV Malisheva