Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin është shoqëruar në Moskë nga zëvendësdrejtoresha e Qendrës Humanitare ruso-serbe në Serbi, Tatjana Petkovic. Kjo ka nxitur reagimin e analistit britanik, Daniel Smith.
Ai në një cicërimë në Twitter ka parashtruar pyetjen nëse po i jepet status diplomatik qendrës së spiunazhit në Nish.
“Kjo grua e ulur pranë #Vulin (pjesë e delegacionit të tij) është Tatjana Petkovic, Ndihmës/Zëvendësdrejtoreshë e Qendrës Humanitare #Ruse- #Serbe në #Serbi. A po i jepet status diplomatik qendrës së spiunazhit në Nish?”, thuhet në cicërimën e tij.
/TV Malisheva