Sot ka filluar asfaltimi i një rruge në lagjen Stapanica në Kijevë. Asfaltimin e kësaj rruge e ka parë nga afër edhe i pari i Malishevës,

Ekrem Kastrati, i cili ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit,  Avdi Morina dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli. Gjatë kësaj vizite, kryetari Kastrati është takuar edhe me banorët, të cilët i ka uruar për rrugën e re.

“Ndërtimi i rrugëve të reja është pjesë e jo thjeshtë realizimit të projekteve sipas listës së investimeve kapitale, por realizim i një kërkese apo nevoje të banorëve dhe ndërtimi i infrastrukturës në përgjithësi, vazhdon të mbetet prioritet, sepse është e nevojë e kohës, për lehtësimin e lëvizjes më të lehtë për qytetarët e komunës sonë dhe krijim i kushteve më të mira në vendbanimet e tyre”, ka thënë kryetari Kastrati, si dhe i ka uruar banorët e shumtë të cilët i ka takuar sot në këtë lagje, për ndërtimin e kësaj rruge.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, ka bërë të ditur, se po asfaltohen 500 metra rrugë në këtë lagje, dhe ndërtimi i kësaj rruge financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës, ndërsa punimet janë zhvilluar sipas dinamikës së paraparë./TV Malisheva

Share.