Kryeministres së Finlandës, Sanna Marin, i është publikuar edhe një video, duke vallëzuar në një klub nate. Kësaj radhe me një modele finlandeze. Tabloidet britanike pamjet i kanë quajtur “provokuese”.
Tashmë një gjë është e sigurt; kryeministrja finlandeze i do shumë festat dhe klubet e natës. Ndërsa, opinioni është ndarë në dysh. Ata që e gjykojnë dhe ata që e përkrahin. Vetë Marin ka thënë se jeta e saj private duhet ndahet nga puna që e bën.
Së fundmi asaj i është publikuar një video ku shihet teksa vallëzon me një vajzë tjetër, për të cilën mediat thonë se është modele nga Finlanda.
Brenda javës, janë publikuar edhe disa video të tjera të Marinit në festa private dhe në klub të natës.
E fundit ishte një video ku ajo kërcente intimisht me një këngëtar finlandez. Para kësaj, ishte publikuar videoja ku ajo vallëzonte me miq të saj. Ajo u bë aq e madhe dhe u spekulua se aty ishin përdorur substanca narkotike, saqë Kryeministrja u detyrua të bëjë testin për drogë. Doli që ajo nuk ka konsumuar substanca narkotike./TV Malisheva