Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal deklaroi sot se vendi i tij pret një mbështetje financiare shtesë prej 12 deri në 16 miliardë dollarë nga partnerët e huaj deri në fund të këtij viti, për ta ndihmuar atë të luftojë pushtimin rus.

Ai tha se Ukraina arriti të ruante stabilitetin financiar falë ndihmës së huaj, e cila tashmë arrinte në 14 miliardë dollarë, por se Kievit duhej të drejtonte më shumë se 40 për qind të fondeve buxhetore, ose mbi 420 miliardë hryvnia (11.51 miliardë dollarë) – për nevojat ushtarake.

Shmyhal shtoi se që nga 24 shkurti, 288 miliardë hryvnia janë shpenzuar për pagat ushtarake dhe 135 miliardë hryvnia janë shpenzuar për blerjen dhe riparimin e pajisjeve ushtarake, për blerjen e municioneve dhe produkteve të mbrojtjes./TV Malisheva

Share.