Ukraina shënon sot 31-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Autoritetet në Kosovë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, kanë shpalosur flamuj të këtij shteti krahas atij të Kosovës në objektin e Qeverisë.

Po këtë ditë bëhen gjashtë muaj prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se shteti i tij do t’i luftojë trupat ushtarake ruse “deri në fund”.

/TV Malisheva

Share.