Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur për ndeshjen e nesërme të Ligës së Konferencës ku Ballkani do të ballafaqohet me Shkupin për një vend në fazën e grupeve të kësaj gare.
Klubi nga Suhareka ka bërë të ditur se interesimi për të siguruar një biletë për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh, transmeton TV Malisheva.
Tutje në njoftimin e tyre thuhet se edhe ditën e nesërme do të shiten rreth 1000 bileta.
Njoftimi i plotë nga Ballkani:
Te dashur tifoz nga e gjithë Kosova dhe me gjere
Ndihemi shumë të lumtur dhe krenarë për këtë interesim kaq madhështor për t’u pajisur me biletë për lojën e nesërme ndaj FC Shkupit.
Iu kërkojmë falje dhe ndihemi keq që nuk mund të pajiseni të gjithë me biletë hyrëse.
Andaj, nesër në ora 15:00 tek NEËBORN në Prishtinë do të dalin edhe biletat e fundit në shitje sasia e të cilave është afërsisht 1000 copa.
Një person mund t’i blej në maksimum 5 bileta
Faleminderit për mirëkuptim dhe përkrahje kaq madhështore, jemi me fat qe ju kemi.