Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se të paktën 22 persona vdiqën në sulmin me raketa ruse në stacionin hekurudhor Chaplyne në rajonin Dnipropetrovsk.
”Rreth pesëdhjetë janë të plagosur”, citohet në gazetën Ukrainska Pravda.
“I tmerruar nga sulmi me raketa në stacionin që vrau dhe plagosi shumë civilë në ditën e pavarësisë së Ukrainës”, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në Twitter.
“Mendimet tona shkojnë për familjet e viktimave. Krimet e luftës nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, theksoi ai.
/TV Malisheva