Skuadra e Prishtinës ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre, Mirel Josa.

Ekipi nga kryeqyteti nuk e ka nisur fare mirë edicionin e ri dhe kanë menduar se ndryshimi për të mirë duhet të fillojë nga stoli, raporton GazetaBlic.

Prishtina në dy ndeshjet e para nuk e ka shijuar fitoren, pasi ndaj Flamurtarit ka barazuar me rezultatin 1-1, kurse ndaj Feronikelit humbi me rezultatin 1-0.

Sipas burimeve të GazetaBlic, Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin Mirel Josa me pëlqimin e dy-anshëm.

Mirel Josa pritet që të largohet nga Prishtina pas dy sezoneve. Ai nuk arriti të bëjë Prishtinën kampion, por ishte gjithmonë shumë afër deri në xhirot e fundit, ku dy her; e humbi titullin në ndeshjen e fundit kampionale.

Vlen të theksohet se edhe tifozët e Prishtinës, Plisat ishin shumë të zhurmshëm ndaj tij, ku edhe kanë kërkuar shkarkimin e tij në ndeshjet e fundit.

Plisat ishin të pranishëm në ndeshjen ndaj Feronikelit në stadiumin Rexhep Rexhepi, por qëndruan vetëm dy minuta në stadium. Ata dhanë mesazhin për Josën, që ishte largimi i tij dhe lëshuan stadiumin.

Share.