1000 njerëz janë vrarë nga katastrofa e shkaktuar nga përmbytjet në Pakistan që nga mesi i qershorit.
Dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan Skynews.
Një paralajmërim i frikshëm është bërë nga kryeministri i vendit Shehbaz Sharif i cili teksa u filmua në një helikopter duke lëshuar ndihma në zonat e goditura nga përmbytjet tha se “madhësia e fatkeqësisë është më e madhe” sesa pritej.
Ministrja e ndryshimeve klimatike të vendit, Sherry Rehman, e ka quajtur situatën një “katastrofë humanitare të shkaktuar nga klima”.
Frika nga përmbytjet ka bërë që rreth 180,000 njerëz në rrethin e Charsadda të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas zyrtarëve.
Më shumë se 30 milionë njerëz në Pakistan janë prekur nga shirat dhe përmbytjet gjatë javëve të fundit, tha zonja Rehman./TV Malisheva