Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 251 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë humbje jete.
Sot janë shëruar 224 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 1,503.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.492 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.487 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104.985 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,702 persona./TV Malisheva