Kryeministri i shkarkuar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka shtruar mbrëmë një darkë për Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në qytetin Herceg Novi të Malit të Zi.
“Në mbrëmje, së bashku me Kryeministrin dhe Patriarkun, morën pjesë Mitropoliti i Malit të Zi Joanikije, peshkopi i Dalmacisë, Nikodim, peshkopi i Zahum-Hercegovinës Dimitrije, Ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviç, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë Bojan Bozhoviq dhe këshilltari i kryeministrit për çështje juridike Ivo Shoq”, thuhet në njoftimin zyrës së kryeministrit Abazoviq.
Dje, Patriarku Porfirije mbajti liturgji në një manastir afër Herceg Novit dhe udhëhoqi kortezhin e mbrëmjes.
Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt, 2008./TV Malisheva