Ministria e Investimeve Kapitale e Malit të Zi ka njoftuar sot se çmimi i naftës nga nesër do të jetë 12 centë më i lartë dhe do të arrijë në 1.58 euro.
Siç thuhet në Twitter nga Qeveria e Malit të Zi, edhe nafta për ngrohje do të shtrenjtohet për 11 centë, kështu që nga nesër një litër i këtij lloji karburanti do të kushtojë 1.78 euro.
Çmimet e të dy llojeve të benzinës do të mbeten të pandryshuara – BMB98 do të kushtojë 1.32 euro, dhe BMB95 do të kushtojë 1.35 euro, njofton RTCG./TV Malisheva