Bashkimi Evropian, ka emëruar sot si Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi, diplomatin sllovak, Miroslav Lajçak.

E menjëherë pas emërimit Lajcak përmes një postimi në Tëitter, Lajçak ka thënë se Ballkani Perëndimor gjithmonë ka qenë në zemrën e tij, duke qenë se ka punuar një kohë të gjatë në rajon.

Ai ka shtuar se është i nderuar për besimin që i është dhënë për një punë shumë të rëndësishme.

“Ballkani Perëndimor gjithmonë ka qenë afër zemrës time, duke qenë se kam punuar në rajon për një kohë të gjatë. Jam i nderuar që mu besua një punë kaq e rëndësishme. Pres që të punojë bashkë me përfaqësuesit e Serbisë, Kosovës, dhe të Bashkimit Evropian, dhe gjithashtu bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Lajçak./ Tv Malisheva

Share.