Superliga e Kosovës do të rikthehet në këtë vikend me disa ndeshje tejet interesante të cilat do t’i përkasin xhiros së pestë të sezonit 2022/23.
Ndër këto ndeshje do të jetë edhe derbi mes Prishtinës dhe kampionit, FC Ballkanit, i cili do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00, përcjellë TV Malisheva.
Ndërkaq para këtij takimi, trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka një mesazh tejet të qartë. Ai tha se këtë të diele, do të jetë kënaqësi me qenë prishtinas dhe anëtarë i klubit të Prishtinës.
“Të dielën mbrëma do të jetë kënaqësi me qenë prishtinas dhe anëtar i FC Prishtinës. ‘Plisat’ do të japin leksione falas për ata që duan të mësojnë”, tha Munishi.
Shkurt dhe kjartë, ky është mesazhi i trajnerit Ismet Munishi para ndeshjes FC Prishtina – FC Ballkani, e cila zhvillohet të dielën nga ora 20:00 në stadiumin "Fadil Vokrri"#forcaprishtina #forcaplisat #perparabardhekalter pic.twitter.com/dEEqSlmZiv
— FCPrishtina (@FC_Prishtina) August 31, 2022