Ukraina është kthyer në disa metoda të pazakonta, por dinake që duket se po funksionojnë kundër agresionit rus.
Pasi u shkrua më parë se duke ripërdorur dronët e lirë civilë ata arritën të godasin disa nga objektivat rusë, tani është bërë e ditur në media se Ukraina gjoja po përdor karrem druri të sistemeve të avancuara raketore amerikane për të mashtruar forcat ruse dhe për të joshur ata që të gjuanin raketat e tyre të shtrenjta me rreze të gjatë veprimi në objektiva të rremë.
Sipas The Washington Post, versionet e rreme të sistemit të lëshimit të raketave të furnizuara nga SHBA tërhoqën të paktën 10 nga raketat ruse Kalibr, duke e shtyrë Ukrainën të rrisë më tej prodhimin e kopjeve të saj.
“Kur dronët dallojnë një njësi artilerie, është si një objektiv VIP”, tha një zyrtar i lartë ukrainas për Washington Post, duke iu referuar dronëve rusë që dallojnë kopje të artilerisë me rreze të gjatë dhe transmetojnë informacion të rremë për vendndodhjen e forcave ukrainase.
Washington Post tha se raporti i tyre bazohej në informacionin që ata morën në intervista me zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas, si dhe fotot e kopjeve që iu dhanë.
Që nga fillimi i luftës, Rusia është mburrur vazhdimisht se ka shkatërruar shumë raketa të prodhuara nga SHBA, duke përfshirë sistemet raketore me rreze të gjatë Himars, të cilat SHBA-të e kanë mohuar vazhdimisht.
“Ata pretenduan se goditën më shumë sisteme Himars sesa ne dërguam,” tha një diplomat amerikan për Washington Post./TV Malisheva