Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 516 testime, 64 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, një person ka vdekur si pasojë e COVID.
Sot janë shëruar 363 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 1,025.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.580 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.516 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 105.007 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,721 persona.
/TV Malisheva