Ne ceremoninë e hapjes se edicionit të parë të panairit po marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë se Veriut Dimitar Kovaçeski dhe kryeministri ne largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Rama e nisi fjalimin e tij në ceremoni me batuta, duke thënë se do të flasë në gjuhën tij të çuditshme, duke i quajtur të çuditshme shqipen e serbishten.
“Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme. Vendos mos e përdor fjalën që ka përdorur ekipi im, sepse fillonte me shprehjen qe ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë që në epokën e bronzit. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë se kush e ka marrë I pari të drejtën që të jetojmë në këtë vend. Asnjë prej nesh nuk do të shkojë në vend tjetër. Si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë në të njëjtën lagje të Europës. Të jetojmë në paqe apo të hedhim gurë njëri-tjetrit. Sot janë 22 prodhues nga Shqipëria, ndërkohë që në Shqipëri çdo vit rrit me 10% sipërfaqja e vreshtave”, tha Rama.
/TV Malisheva