Pierre-Emerick Aubameyang do të bartë fanellën me numrin 9 te Chelsea pas transferimit të tij nga Barcelona, të veshur më parë nga Romelu Lukaku.
Pas një largimi nga Arsenali, Aubameyang u rikthye në Premier Ligë në ditën e fundit të merkatos verore pasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Chelsean.
Ai ka marrë fanellën me numrin 9 e cila historikisht është dëshmuar se është një peshë mbi supet e emrave të mëdhenj në “Stamford Bridge”.
Premier Liga është një kampionat i njohur për ndërkombëtarin e Gabonit, pasi ai kaloi katër vjet me Arsenalin, duke shënuar 92 gola në 163 paraqitje gjatë asaj periudhe.
Foton e Aubameyang në fanellën e Chelseat e gjeni më poshtë./TV Malisheva