Më 4 shtator 1888, George Eastman, mori patentën për aparatin e tij fotografik, Kodak, i cili revolucionarizoi fotografinë.
Aparati fotografik Kodak ishte si një kuti e vogël që mund të mbahej në dorë. Ai zëvendësoi aparatet e mëdha komplekse, që përdoreshin nga shumë fotografë profesionistë. Ajo që e dallonte aparatin e ri të zotit Eastman ishte zhvillimi i filmit të përkulshëm në letër.
Ky film zëvendësonte pllakat e pavolitshme fotografike prej xhami, të cilat duhet të zhvilloheshin menjëherë pasi ishin ekspozuar.
Kurse pronari i aparatit të ri Kodak mund të bënte 100 fotografi dhe pastaj ia dërgonte aparatin pa i hequr filmin, fabrikës Eastman në Rochester të shtetit të Nju Jorkut.
Teknikët përpunonin filmin, stamponin fotografitë dhe pastaj ia kthenin të zotit bashkë me aparatin, të cilit i futnin një film të ri. Motoja e kompanisë ishte: “Ju shtypni butonin, pjesën tjetër të punës e bëjmë ne”./TV Malisheva